Një 40-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri mëngjesin e kësaj të hëne në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:00, në zonën e njohur si “Dollari”, për shkaqe dhe në rrethana momentalisht të paqarta. I plagosur nga kjo ngjarje mbeti Aleksandër Curri. Ai u dërgua në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.
“Rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Dollari”, është plagosur me armë zjarri Aleksandër Curri 40 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmën mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën, për kapjen e autorit. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
Ndërkohë, janë ngritur pika të shumta kontrolli. Forcat e Sigurisë Kombëtare po vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e autorit, i cili dyshohet se është larguar në brendësi të lagjeve të qytetit”, tha policia në një informacion paraprak për mediat.
Plagosja me armë zjarri në Shkodër, dëshmitarja: I dhashë ndihmën e parë, ja si ndodhi…
Autori, siç rrëfeu një dëshmitare, lypëse nga komuniteti rom, që i qëndroi tek koka, qëlloi në drejtim të Currit dhe u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes me biçikletë.
Ajo që i dha ndihmën e parë ishte pikërisht kjo grua, e cila teksa policia rrethoi zonën dhe ambulanca nuk kishte mbërritur ende, u kujdes për të plagosurin.
Erdhi, e qëlloi me 4 plumba dhe iku me biçikletë! Si ndodhi atentati në Shkodër?