6 burra janë burgosur në Mbretërinë e Bashkuar pasi prej kontrabanduan 1 milion paund kokainë të cilën e fshehën në bishtat e fshesave.
Mendohet se është hera e parë që kjo metodë është përdorur për të importuar drogën në Mbretërinë e Bashkuar, tha Policia Metropolitane. Sipas informacioneve në këtë bandë bënte pjesë edhe një shqiptar, Ermal Shtrezi 41-vjeç.
Nga ky askion janë arrestuar Daniel Oliver, 52 vjeç, Nigel Rogers, 62, nga Whitstable, Frank Asante, 48-vjeç, Yuni Alexis Pacheco Miranda, 65, Ermal Shtrezi, 41-vjeç, dhe Terrence Allen, 74 vjeç, u burgosën në Gjykatën e Kingston të enjten.
Banda kontrabandoi 580 bishta fshesash të mbushur me drogë, por asnjë nga sasia e drogës nuk arriti të dilte në rrugë.