-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dështon takimi Haradinaj-Osmani, Presidentja u vonua për bisedimet e Asosacionit

Kryesoret

Ditën e sotme në 19 dhjetor do të zhvillohej një takim mes presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe kreut të Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj për të diskutuar mbi Asosacionin.

Zëdhënësi i AAK-së Kushtrim Xhemali është shprehur se Haradinaj e ka pranuar ftesën por Osmani është vonuar për takimin.

“Dje e kishim një vullnet të mirë për të biseduar me Presidenten Osmani për çështjet me rëndësi për vendin, veçanërisht për draft-statutin e Asociacionit. Kryetari Ramush Haradinaj si dhe Sekretari i Përgjithshëm Muharrem Nitaj ishin në Presidencë në orarin e përcaktuar nga Presidentja Osmani, por fatkeqësisht Presidentja nuk respektoi orarin e caktuar nga vetë ajo dhe për këtë arsye takimi nuk është realizuar”, ka thënë Xhemaili.

Por, nga Presidenca thonë se Haradinaj nuk ka dashur të presë.

“Takimi ishte paraparë të mbahet, por për shkaqe protokollare nuk është realizuar. Z.Haradinaj nuk ka dashur të presë derisa protokolli e ka njoftuar Presidenten për arritjen e tij”, ka thënë këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina, për mediat kosovare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit