-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Katrahura në burgun e Peqinit/ Polici: Shefi më vuri drejtor pa dëshirë

Kryesoret

Gjykata e Elbasanit pranoi kërkesën e Prokurorisë për lënien në qeli të Sokol Mjacajt dhe gjithë personave të tjerë të arrestuar pas vrasjes në burgun e Peqinit, përfshi edhe drejtorin e institucionit.

“Erdhi mikesha”! Kush është vajza që i çonte ushqime vrasësit në burg? Flet drejtori

Nga qelia ka shpëtuar vetëm një efektiv i burgut, i cili është lënë në arrest shtëpie për shkak se ka një fëmijë të mitur. Dëshmitë në dosjen e prokurorisë kanë nxjerrë zbuluar institucionet për mënyrën e menaxhimit të këtij burgu të sigurisë së lartë.

Njëri nga të arrestuarit, Qani Muça që nga specialist ishte komanduar shef policie i burgut Peqin ka deklaruar përpara prokurorisë se nuk e ka pranuar detyrën e re, por drejtori i përgjithshëm Admir Abrija sipas tij i kishte thënë se nuk kishte njeri tjetër.

“Hape derën se do të vras”! Rrëfimi i policit: Si u përballa me Mjacajn! U hutova…

“I kam deklaruar Drejtorit të Institucionit se nuk jam pyetur dhe as nuk më është marrë mendimi për t’u emëruar në këtë detyrë dhe se për arsye personale nuk mendoj se jam në gjendje ta kryej.

Megjithatë këtë komunikim, Drejtori i Institucionit i ka thënë Muçës se nuk ka tjetër njeri për ta caktuar në këtë detyrë, duke i kërkuar ta kryente derisa të zgjidhej ky problem me instancat e emërtesës” thuhet në dosje.

“O Indrit më njofto pak Benin të dalë në dritare”! Kronologjia, si e vrau Mjacaj Lleshin?

Të premten, më 15 dhjetor, Sokol Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i transferuar në regjimin 41b, vrau me armë zjarri të burgosurin tjetër Arben Lleshi si dhe plagosi një tjetër të dënuar, Ilir Shaqjen.

Për ngjarjen u arrestuan edhe 12 efektivë të burgut të Peqinit, mes të cilëve edhe drejtori, Kamber Hoxha. Autoritetet po hetojnë për pistën e vrasjes me pagesë.

Lirohet shef i regjimit! Drejtori me 10 gardianë dhe vrasësi burg

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit