Presidenti Vladimir Putin, tha se Rusisë nuk i mungon dëshira për të biseduar me Ukrainën, Shtetet e Bashkuara dhe Evropën lidhur me të ardhmen e Ukrainës por sigurisht Moska do të mbrojë interesat kombëtare.
Putin gjithashtu u shpreh se vazhdimisht nga ana e tij ka pasur përgatitje për të biseduar për paqen.
“Në Ukrainë, ata që janë agresivë kundrejt Rusisë, në Evropë dhe SHBA – a duan ata që të negociojnë? Lëni ta bëjnë. Por, ne do të negociojmë duke u bazuar në interesat tona kombëtare”, tha Putin gjatë një mbledhje me udhëheqjen e mbrojtjes në Moskë.
“Ne nuk do të heqim dorë nga ajo që është e jona”, tha Putin, duke shtuar se Rusia nuk synon që të luftojë me Evropën.