Kreu u Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbajtur fjalën e tij në Asamblenë e të Zgjedhurve Vendore të Partisë së Lirisë.
Në fjalën e tij, Meta u ndal veçanërisht te roli i këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Bashkitë e vendit dhe te politikat që ata duhet të hartojnë.
“Ju e patë se çfarë ndodhi me buxhetin e shtetit në Kuvend, sesi ai u miratua me një shpejtësi marramendëse brenda pak minutash.
E njëjta gjë tentohet edhe në buxhetet e bashkive. Ndaj është shumë e rëndësishme të vazhdojmë konsultat publike nga grupet tanë të këshilltarëve ku të dëgjojmë qytetarët, grupet e interesit, komunitetet, biznesit për mënyrën më efektive të ndarjes së fondeve dhe ky ka qenë dhe baza e propozimeve të shkëlqyera të këshilltarëve të PL të Tiranës.
Fokusi i bashkive te rilindjes eshte te inceneratoret dhe rritja e shpenzimeve per administratën per te fuqizuar makinerinë elektorale dhe në kurriz t e sfidave te familjeve…
Bashkia e Tiranës punon kundër familjeve sepse parësore janë interesat e kryetarit te bashkisë.
Te gjitha këto janë çështje që ne duhet t’i ndjekim si këshilltarë të PL në interesin e qytetarëve, besoj se gjithçka varet nga vullneti i keshilltareve tanë….
Ata duan të fryjnë administratën, policinë dhe nga arsimi apo shërbimet e tjera t’i çojnë paratë te inceneratori…
Angazhimet tona si PL janë hartimi dhe bërje e politikave e veçanërisht për frenimin e shpopullimit, plaga me e rendë sot.” tha Meta ndër të tjera.