Janë arrestuar ditën e sotme 2 të rinj dhe gjithashtu janë në kërkim 4 të tjerë pasi kaluan në mënyrë të paligjshme kufirin grek dhe kontrabanduan produkte mishi.
Për këtë vepër penale janë arrestuar S. L., 28 vjeç, banues në Bilisht dhe Sh. D., banues në fshatin Eçmenik, Devoll.
2 qytetarëve iu sekuestruan 187 kg mish i kontrabanduar, 1 armë gjahu dhe 3 thika.
Gjithashtu po gjykohen të lirë J. Sh., 22 vjeç, banues në Bilisht, F. M., 24 vjeç, banues në fshatin Vidohovë, R. A., 32 vjeç dhe A. A., 44 vjeç, banues në fshatin Menkulas, Devoll.
Gjatë kontrollit policor qytetarit F. M. iu gjet një armë gjahu çifte, ndërsa shtetasve S. L. dhe Sh. D. iu gjetën 3 thika, të cilat së bashku me sasinë e mishit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.