“Big Brother Vip”, do të nisë edicionin e tretë më 13 janar të vitit që po vjen. Disa nga personazhet janë zbuluar e madje edhe disa copëza të shtëpisë janë publikuar gjatë punimeve.
Me anë të një fotoje të publikuar nga Lori Hoxha duken disa dekorime në ngjyrë të kuqe. Logoja këtë vit nuk vjen më në ngjyrën blu por në ngjyrën ‘gold’ me të zezë.
Luizi ditën e djeshme postoi një video ku tregonte që ndodhej tek shtëpia e “BBV”.
Nuk e dimë ende se çfarë roli do të ketë Luizi, pasi është përfolur që syri në logo është i tij ose mund të jetë dhe vëllai i madh.
Në një intervistë këngëtari është pyetur për këto por nuk ka dhënë një përgjigje e as nuk i ka mohuar ato.
Së fundmi producentja Lori Hoxha ka ndarë në Instastory një copëz nga shtëpia më e famshme në Shqipëri e cila duke të jetë ende në fazën e përgatitjeve.