-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Familja e Liridonës bën kërkesën urgjente në Prokurori për këtë arsye

Kryesoret

Familja Ademaj i është drejtuar Prokurorisë me një kërkesë, për t’u informuar më detajisht për rastin e vrasjes së Liridonës.

Leonardi, vëllai I Liridonës ka bërë një shkrim në Facebook duke sqaruar situatën.

“Ju njoftojmë se sapo i jemi drejtuar prokurorisë për një takim urgjent që të informohemi rreth rastit të vrasjes së më të dashurës tonë Liridona Ademaj.

Ne jemi thellësisht falenderues për punën e bërë deri më tani nga policia dhe prokuroria. Mirëpo, jemi të shqetësuar që deri më tani prokuroria nuk ka kontaktuar fare me neve. Ne ende zyrtarisht nuk jemi informuar se kush është prokuror i rastit dhe informacionet e vetme i kemi nga raportimet në media.

Ne duam të sqarojmë që nuk kërkojmë qasje në informacione konfidenciale mirëpo kërkojmë që si familjarë të jemi të informuar, e drejtë kjo e garantuar ligjërisht,” shkruan Leonard Ademaj në postim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit