-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Iu gjet celular në qeli, arrestohet shoku i qelisë së viktimës në burgun e Peqinit

Kryesoret

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm i Burgjeve i ka gjetur një telefon në qeli Indrit Shaqjes, shokut të qelisë së Arben Lleshit, që mbeti i vrarë disa ditë më parë brenda burgut të Peqinit. Shaqja e kishte fshehur celularin në një arkë druri. Gjatë marrjes në pyetje ai ka pranuar pronësinë e celularit. Pas kërkesës së prokurorisë, arrestohet Indrit Shaqja, i cili u plagos në ngjarjen e rëndë që ndodhi të premten në burgun e Peqinit.

Në vijim të ngjarjes së datës 15.12.2023, nga Shërbimin i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, më datë 19.12.2023, ora 21:00, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit, të dënuarit Indrit Shaqja, akomoduar në IEVP Peqin, për veprën penale “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionet e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale” parashikuar nga neni 324/a/2 të Kodit Penal.

Kjo pasi, nga kontrolli i ushtruar në dhomën e akomodimit në IEVP Peqin ju gjet 1 (një) aparat celularë i kamufluar në arkën e sendeve ushqimore i cili u sekuestrua. Gjithashtu u gjet dhe 1 (një) predhë e cila ishte nga ngjarja e vrasjes së viktimës A.LL.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan dhe po vijojnë hetimet me intensitet për të gjithë personat e përfshirë, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes së datës 15.12.2023” thuhet në njoftim.

Vrasja e paralajmëruar në burg/ Letra që “zhveshi” shtetin: Skaneri dhe kamerat nuk punojnë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit