-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Nuk dua ta shoh me sy, jam degraduar”, flet babai i Sokol Mjacajt pas vrasjes në burg

Kryesoret

Fran Mjacaj, babai i Sokol Mjacaj i cili ndodhet në burgim për vrasjen e 2 turistëve çekë dhe gjithashtu vrau të dënuarin Arben Lleshi është distancuar nga krimi që ka kryer I biri.

Në një intervistë televizive, 77-vjeçari tregon se nuk do që ta shohë më me sy djalin e tij. Ai shpjegon se nuk ka pasur marrëdhënie që kur kreu krimin monstruoz, vrasjen e dy turistëve çekë.

“Unë e kam taku vetëm kur ishte në kampin (burgun) e Shënkollit, as kur ishte në Krujë nuk kam shku se nuk kam pas mundësi se jam i sëmurë. I vëllai e ka takuar dhe e ka ndihmu boll. Pas kësaj ngjarje, nuk më bahet as me fjet, as me u zgju, as me pa Sokolin dhe as me pa askënd. Jam prish në zemër, mosha bën të veten, jam degraduar komplet”, tha ai.

Fran Mjacaj gjithashtu u shpreh se ai dhe djali tjetër nuk kanë pasur ndonjëherë informacion për ndonjë konflikt të mundshëm në burg.

“Çfarë duhet me ba unë, çfarë detyrimesh kam. Për ngjarjen jena mërzit shumë shumë, jena ba me vra vedin, asht punë e panevojshme për mendimin tem, asht shumë e rëndë. Nuk asht dakord askush, nuk e dimë pse, për çfarë motivesh, për çfarë nuk di ça me thanë ato punë i dinë vetë, se ça kanë brenda për brenda e dinë vetë. Ne si familje, unë bashkë me djalë nuk kemi dit se ku është, e a ka patur sherr me njeri, për kështu punësh absolutisht në botë. Për Sokolin unë nuk e di se nga ka dalë mendsh vetëm at punë s’ka pas pse e ban, dhe si mund të jetë fut aty brenda e dinë ata. Ne nuk e mendonim kurrë se Sokoli ban ashtu punësh”, shtoi më tej Mjacaj.

Gjithashtu Fran Mjacaj shprehu keqardhje për punonjësit e burgut që u larguan nga detyra për shkak të krimit që I biri kreu

“Më ka ardh keq për njerëzit e shtetit, më vjen keq se asht marrë dikush në qafë, nuk e kanë me borxh për poshtërsirat që mund të bajnë të dënuarit. Më vjen shumë keq për personelin e atyne që kanë shërbyer në kamp si ushtarak, me u ndodh fatkeqësi se me kanë thanë se janë shkarku disa njerëz në kampin e Peqinit”, përfundoi ai.

Fran Mjacaj jeton i vetëm, pasi djali i vogël ndodhet jashtë shtetit ndërsa gruaja i ka vdekur. Ai jeton në kushte të vështira ekonomike dhe varfëri të tejskajshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit