Partizani dhe Egnatia ishin dy skuadrat që luftuan për fitimin e trofeut të Superkupës së Shqipërisë për vitin 2023. Në fund fati u buzëqeshi kampionëve të fuqi, Partizanit që mposhti Egnatian në “Air Albania” në shifrat 1-0.
Goli i Arinaldo Rrapajt erdhi pas një gabimi të portierit Sherri në pjesën e parë. Egnatia synonte ta bënte për herë të parë këtë trofe, por rrogozhinasit duhet të presin ende, pasi Partizani është fituesi i këtij edicioni të Superkupës. Të kuqtë e fitojnë për herë të tretë këtë trofe. Ku për herë të parë e kanë fituar në vitin 2004, ndërsa të dytin në verën e 2019-ës.
Tirana është rekordmenia e fitimit të trofeut të Superkupës, pasi këtë eveniment e ka fituar në 12 raste.
/PANORAMASPORT.AL