Drejtoria Vendore e policisë Berat ka vendosur në pranga 65-vjeçarin Enver Shehu në një operacion “Blic” në zonën e Kutallisë.
Bëhet me dije se pjesë e këtij operacioni janë të gjitha strukturat e DVP-së Berat dhe po bëhet e mundur kapja e personave në kërkim, kultivimi i hashashit, gjetja e armëve e municioneve etj. Mësohet se në një banesë në fshatin Drenovicë është gjetur një arsenal armësh e municionesh.
Sipas informacioneve, policia ka sekuestruar 1 pistoletë, dy armë gjahu pa leje dhe një kuti me fishekë, municione ushtarake.
Aksioni viojn ende teksa në pranga ka rënë 65-vjeçari, Enver Shehu.