Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur teksa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalimit që ka mbajtur në panairin e rinisë është fishkëllyer dhe goditur me letra.
Pavarësisht Kurti ka vazhduar të mbajë fjalimin duke ruajtur qetësinë edhe pse në sfond dëgjoheshin fishkëllimat.
Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi ka konfirmuar për Express se qëndrojnë prapa aksionit.