-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e paralajmëruar në burg/ Letra që “zhveshi” shtetin: Skaneri dhe kamerat nuk punojnë

Kryesoret

Pak ditë më parë sistemi i burgjeve u trondit nga vrasja në institucionin e vuajtjes së dënimit në Peqin. Sokol Mjacaj ekzekutoi Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqen.

Prokuroria në dosjen drejtuar gjykatës për masat e sigurisë për zinxhirin komandues që u arrestua evidenton faktin që drejtori i komanduar i burgut të Peqinit, Kamber Hoxha pak ditë përpara ngjarjes së rëndë, në 30 Nëntor, i kishte dërguar një letër Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Admir Abrija ku e njoftonte se skaneri në burg nuk punon.

Skaneri për kontrollin e bagazheve nuk funksionon që nga data 21.10.2023. Sistemi i monitorimit të kamerave të sigurisë ka probleme me teknologjinë, në regjim të brendshëm ka ambiente të përbashkëta që përdoren për aktivitete të ndryshme me të burgosurit si klasa, palestra, dhoma takimesh me familjarë/virtuale online, takime me avokatët, rrugëdaljet për në ajrosje që janë të pa monitoruara nga kamerat e sigurisë”.

Gjithashtu në letrën e firmosur edhe nga shefi i policisë së burgut të Peqinit Nikolin Gjonpalaj listohen edhe probleme të tjera. “Të gjitha dyert e të burgosurve në sektorë hapen me një çelës të vetëm ndërsa drynat e shulave që mbyllen në turnin e tretë, janë cilësi shumë të dobët, gjë e cila cënon rëndë sigurinë e institucionit dhe vetë të burgosurve” thuhet në letër.

E tradhtoi shoku i qelisë? E nxori shënjestrën në dritare! Gati masa e arrestit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit