Autori i ngjarjes së frikshme që ndodhi sot në Universitetin në Pragë ku humbën jetën 11 studentë dhe u plagosën shumë të tjerë ka bërë një postim të dyshimtë.
24-vjeçari David Kozak kishte hapur një kanal në platformën e komunikimit “Telegram”, ku disa ditë më parë kishte ndarë detaje lidhur me planet e tij për sulmin e sotëm.
Ai në një nga mesazhet e tij u shpreh se u frymëzua nga Alina Afanska, e cila sipas tij “kishte ardhur nga Parajsa si një ndihmë” për të.
Alina Afanska, një vajzë 14-vjeçare ruse kreu një sulm në klasën e saj ku qëlloi me armë zjarri disa nga shokët e saj të klasës përpara se të vriste veten.