Në lidhje me sulmin tragjik të ndodhur ditën e sotme në Pragë, ku u vranë 15 persoan ka reaguar dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Hasani shpreh ngushëllime dhe solidaritet për jetët e humbura dhe uron shërim të shpejtë të plagosurve.
“Thellësisht i pikëlluar nga të shtënat tragjike në Pragë sot, që rezultuan në humbjen e disa jetëve të pafajshme. Ngushëllimet e mia të përzemërta për familjet e prekura dhe i uroj shërim sa më të shpejtë të plagosurve.
Shqipëria solidarizohet me miqtë tanë çekë në këtë moment të vështirë.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Pragë.
Nga informacionet e deritanishme, nuk raportohet për të lënduar me shtetësi shqiptare”, shkruan Hasani.
Deeply saddened by the tragic shooting in #Prague today, which resulted in the loss of innocent lives. My heartfelt condolences to the grieving families, and I hope for a swift recovery for those who were injured.
Albania stands in solidarity with our Czech friends in this…
— Igli Hasani (@IgliHasani) December 21, 2023