Janë vendosur në pranga disa qytetarë që mashtronin nëpërmjet një call centeri që mashtronin persona të ndryshëm që të investonin në tregje fiktive.
Janë arrestuar Kristjan Gajtani, 32 vjeç, banues në Shkodër, drejtuesi i skuadrës së operatorëve të subjektit;
Ersenilda Elezi, 39 vjeçe, banuese në Tiranë, menaxhere e përgjithshme e subjektit.
Gjatë këtij operacioni, në rrugën “Daut Boriçi”, u ushtrua kontroll në një subjekt privat të përshtatur si call center, në të cilin nga verifikimet rezultoi se përmes telefonatave, mashtroheshin qytetarë të ndryshëm, që të investonin në tregje fiktive.