-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi në Pragë/Policia po ndiqte autorin para masakrës, por ngatërroi….

Kryesoret

Detaje tronditëse janë publikuar në mediat Çeke, në lidhje me sulmin në Universitetin e Arteve në Pragë, ku një 24-vjeçar vrau mbi 15 persona dhe më pas bëri vetëvrasje.

Bazuar në atë që postojnë mediat e huaja, policia ishte vënë në ndjekje të 24-vjeçarit para se të kryente masakrën, kjo pasi më parë ai kishte vrarë babanë e tij.

Para sulmit masiv, babai i të riut u gjet i vdekur në një fshat të vogël 13 milje larg Pragës. Vrasjet fillimisht nuk mendohej të kishin lidhje përpara se policia të zbulonte situatën.

Një zëdhënës i policisë tha: “Policia mori informacion në orën 12:45 se një 24-vjeçar po largohej nga fshati Hostouň për në Pragë, duke thënë se donte të bënte vetëvrasje.”

Policia kishte ndjekur të riun deri në universitet pasi ai merrte ende mësime aty, por kishin ngatërruar auditorin ku autori duhet të ishte.

Një gabim i cili rezultoi fatal pasi i riu ishte në një auditor tjetër, duke u shpëtuar kështu efektivëve.

Më pas ai është ngjitur në katin e katërt të godinës ku ka hapur zjarr.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit