Arrestohet Rexhep Rapi i njohur si ‘Kep Rapi’. 60-vjeçari është arrestuar më parë në mars të këtij viti në Rinas pasi rezultonte i dënuar me 7 vjet burg për organizimin e emigracionit të paligjshëm.
Sipas njoftimit të policisë në mars, ai u arrestua pasi Gjykata e Apelit Genova e ka dënuar 7 vjet burgim, për veprën penale “Organizimi i emigracionit të paligjshëm”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 4 vjet.
Por nuk dihet ende zyrtarisht se përse u lirua pas arrestimit dhe për çfarë u arrestua sot.
Nxori në pritë shënjestrën për “Kep Rapin”? “Sky” “gozhdon” shefin e krimeve në qeli