-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Bomberi” i Interit jashtë fushave deri vitin tjetër

Kryesoret

Në mes të një sezoni fantastik vjen dhe lajmi i keq, Lautaro Martinez ka mbyllur vitin për shkak dëmtimi dhe do të jetë jashtë në dy ndeshjet e mbetura që Interi do duhet të luaj.

Fakt është se sulmuesi ka mbyllur këtë vit dhe do mungojë ndaj Lecces dhe Genoas, dy ndeshjet e fundit që zikaltërit luajnë në 2023. Argjentinasi u dëmtua në Kupën e Italisë ndaj Bolognas, aty ku Interi u eliminua 2-1 dhe Lautaro u pa duke çaluar.

“Pas 89 paraqitjeve radhazi, për fat të keq jam i detyruar të ndalem dhe për këtë arsye jam i zhgënjyer që nuk mund të ndihmoj nesër bashkëlojtarët, pushimi i detyruar për disa ditë për t’u rikuperuar dhe për t’u kthyer sa më shpejt” kështu e komentoi Lautaro Martinez dëmtimin e tij.

Java e parë e janarit 2024 do e shohë sërish kapitenin në fushë, me Inzaghin që duhet të bëjë ndryshime, me dyshen Thuram-Arnautovic që duket se do jenë në fushë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit