Mësohet se si shkake i sulmit me thikë të ndodhur në Shkodër, kanë mbetur të plagosur dy të mitur. Ndërsa autori është një 14-vjeçar i prangosur nga policia pasi u shpall në kërkim/
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15 të 22 dhjetorit, në vendin e quajtur “Stadiumi“, gjatë një konflikti të çastit.
Autori 14 vjeç i ka plagosur me thikë dy të mitur 13 e 15 vjeç, të cilët janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën mjekësore jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ndërkohë që është bërë e mundur kapja e autorit të dyshuar shtetasit E. K., rreth 14 vjeç.