-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bullizimi mes të miturve, mësohet shkaku i plagosjes në Shkodër

Kryesoret

Janë raportuar detaje të reja nga policia në lidhje me plagosjen me thika e dy të miturve të ndodhur sot në Shkodër.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të bullizmit mes të miturve.

Policia ka ndaluar si autor të kësaj ngjarja nje 14 vjeçar, i cili plagosi me thikë dy të miturit e tjerë, 13 dhe 15 vjeç.

Njoftimi i policisë

“Rreth orës 18:15, në vendin e quajtur “Stadiumi“, gjatë një konflikti të çastit dyshohet se shtetasi E. F 14 vjeç ka dëmtuar me mjet të mprehtë ( thikë) dy të mitur 13 e 15 vjeç, të cilët janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe pas disa minutash kontrolli në zonë bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. K., rreth 14 vjeç.

Shtetasi E. K po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe do kryhen veprime proceduriale në prani të psikologut dhe familjarëve nën drejtimin e Prokurorit”

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit