Xhevdet Plaku ka qenë disa kohë më parë shënjestra e një atentati të dështuar dhe rezulton të jetë arrestuar nga policia italiane në vitin 2018.
Autoritetet italiane në atë kohë zbuluan kartelin e drogës që importohej nga Belgjika dhje Holanda.
Mediat italiane bëjnë me dije se kryetari i grupi është 37-vjeçari Xhevdet Plaku.
Nga informacionet policore 37-vjeçari përdorte 25 identitete për të mos u kapur nga kontrollet dhe organizonte grupin nëpërmjet udhëtimeve të shumta që bënte në Amsterdam.
Banda i ndante pakot e drogës në varësi të cilësisë që kishin duke iu vendosur emërtime markash të famshme dhe luksoze.
Kokaina më e pastër ishte “Hermes”, pastaj kishte “Lacoste”, “G4”, “Rolls royce” dhe “Play Boy”.
Në 153 faqet e urdhër-arresteve dokumentohen bisedat që vërtetojnë fuqinë kriminale të grupit, të tilla si një porosi te kapur që në mars 2016: “Për më pak se 10 kg kokainë nuk lëvizim” – thotë një nga krerët e organizatës.
/Ballkan web