Një plagosje me thikë ka ndodhur në Shkodër.
Siç mësohet dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës.
Dyshohet se plagosja ka nisur si një grindje e çastit në rrugë. Ngjarja ka ndodhur afër stadiumit “Loro Boriçi”.
Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarjeje. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton.