-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksi Librazhd–Prrenjas i bllokuar, qytetarët: Po presim për orë të tëra, askush nuk na ka dhënë informacion

Kryesoret

Aksi kombëtar Librazhd–Prrenjas ka mbetur i bllokuar që nga ora 11:00, duke krijuar një situatë të vështirë për mijëra automjete të mbetura në trafik.

Pasagjerët, përfshirë fëmijë dhe të moshuar, po përballen me kushte të ftohta dhe pritje të zgjatur, pa asnjë informacion.

Një qytetare e ndodhur në trafik tha se nuk ka marrë asnjë informacion për shkakun e bllokimit, ndërsa një i moshuar tregoi se kanë pritur më shumë se pesë orë, pa ndihmë dhe pa informacion, ndonëse janë të sëmurë.

Bllokimi ka ndodhur për shkak të një rrëshqitjeje të dheut, dhe punonjësit janë në terren për të pastruar rrugën, por ende nuk ka një kohë të saktë se kur do të hapet aksi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit