-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Masakra e Universitetit/ Çekia shpall ditë zie kombëtare

Kryesoret

Republika çeke e ka shpallur 23 dhjetorin ditë zie kombëtare, kjo për të kujtuar 15 viktimat gjatë të shtënave në Fakultetin e Arteve të Universitetit Charles.

Shpalljen e zisë e deklaroi Petr Fiala pas mbledhjes qeveritare.

Flamujt kombëtar do të ulen në gjysmështizë. Ky vendim u mor gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme ku mori pjesë Presidenti Pavel dhe Kryetarja e Dhomës së Deputetëve Marketa Pekarova Adamova.

Sipas policisë, studenti 24-vjeçar ka vrarë 14 persona në fakultet dhe ka plagosur 25 të tjerë, dhjetë prej tyre në gjendje të rëndë.

I vdekur ka mbetur edhe 24-vjeçari i cili shkaktoi sulmin ku sipas policisë thuhet se është vetëvrarë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit