Sot u arrestua Rexhep Rapi i njohur si “Kep Rapi” bashkë me nipin e tij. Dosja dyshohet se lidhet me ish-shefin e krimeve të Komisariatit nr. 6, Dedan Gjoni, i arrestuar më herët i akuzuar për sigurim të kushteve për të kryer vrasje dyshohet të jetë i përfshirë në një tjetër ngjarje kriminale.
Paraprakisht mësohet se hetuesit kanë arritur të gjejnë prova se Gjoni ka marrë pjesë në një tjetër vrasje të mbetur në tentativë. Ai dyshohet se ka nxjerrë në pritë një person, që ia kërkuan Rapi dhe personat e tjerë, por shënjestra fatmirësisht shpëtoi. Ngjarja u zbërthye nga mesazhet ne “Sky Ecc”.
Gjatë kohës që Gjoni ka qenë me detyrë më Komisariatin e Shijakut dyshohet se ka bashkëpunuar me një grup kriminal për të vrarë një person. Nga provat e mbledhura deri tani, urdhri i krimit është dhënë nga Holanda.
Nga hetimet ka rezultuar se ish-efektivi ka thirrur në Komisariat objektivin, u ka thënë autorëve që çfarë ore do e lironte si dhe u ka nisur foto të tij. Autorët më pas janë tërhequr dhe krimi fatmirësisht nuk ndodhi.