Policia ka vendosur në pranga ditën e sotme një 55-vjeçar, pasi është kapur me armë zjarri dhe metadon, ndërsa nipi i tij, 26-vjeç po procedohet penalisht se shpërndante doza kanabisi në formë çokollate.
Në pranga u vendos shtetasi me iniciale D. Ç., ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjet edhe një sasi metadoni dhe pistoletë që e posedonte pa leje.
Ndërkohë është proceduar edhe nipi i tij, 26-vjeçari me iniciale Xh. M., që dyshohet se shpërndante doza lëndësh narkotike.