Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një punëtor ka ndërruar jetën pasi ra nga pallati.
Sipas raportimeve ai ka rënë nga kati i 9-të i një pallati në orën 09:20 dhe ka gjetur menjëherë vdekjen.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gryka e Kaçanikut”, në një kompleks pallatesh në ndërtim e sipër, ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar qytetari F. L., rreth 38 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.