Shkëlqim Zuriqi, drejtori i Analizës së Sigurisë dhe Personelit është konfirmuar ditën e sotme pas seancës në Trupën e Vlerësimit për shkak të Vettingut në polici.
Seancat publike kanë nisur që në 18 dhjetor ku ndryshimet e fundit ligjore kryhen nga Trupa e Vlerësimit pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Dy ditë më parë u konfirmua në detyrë edhe Ndue Doçi, drejtor i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër, i cili kaloi vettingun.