-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po vjen Anticikoni drejt Shqipërisë! Kush janë qytetet që do të preken? (Harta)

Kryesoret

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon që këtë fundjavë depërtimi i masave ajrore me origjinë nga Anticikoni i Azoreve si dhe masat e ngrohta jugore do të ndikojnë në situatën meteorologjike që do të përjetojmë.

Ditën e Shtunë moti do të jetë relativisht i qëndrueshëm me kthjellime dhe alternime vranësirash, të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në veri dhe qendër të vendit në formë shtrëngatash afatshkurtra.

Era do të jetë juglindje-jugperëndim me shpejtësi 1-8m/s, përgjatë bregdetit 10-13m/s shoqëruar me valëzim të forcës 2-3ballë. Ditën e Diel moti parashikohet i qëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira të larta transparente.

Era do të jetë me drejtim 1-7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës arrin deri 12m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3ballë. Nuk do të mungojë mjegulla e mjegullina në zonat luginore gjatë orëve të mëngjesit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit