Shqipëria mori rezultate shumë të dobëta në Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA) që u krye më 2022, por mësuesit dhe ekspertët e arsimit paralajmërojnë se në testimin e radhës rezultatet mund të jenë edhe më të përkeqësuara.
Shqipëria ka bërë dy dekada pas në sektorin e arsimit, sipas testimit të kryer në vitin 2022 me nxënësit 15-vjeçarë. Në matematikë, ata morën 368 pikë, 69 pikë më pak se në testin e 2018 dhe 21 pikë më pak se më 2012.
Në letërsi morën 358 pikë, 47 më pak se më 2018 dhe 35 më pak se më 2012. Edhe në shkenca, rënia e ishte e ngjashme.
PISA është test vlerësimi ndërkombëtar i nxënësve, një hulumtim ndërkombëtar në nivel botëror, i cili bëhet nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) në vendet anëtare dhe joanëtare të shteteve ku vlerësohen performancat e nxënësve në matematikë, shkencë dhe lexim.
Teksti nisi të aplikohet në vitin 2000 me një interval përsëritje në çdo tre vjet, me qëllim që vendet të përmirësojnë politikat arsimore. Në rezultatet e vitit 2022, Shqipëria ka shënuar rënien më të madhe në rezultate me vetveten në të gjithë historinë e PISA.
Autorët e raportit të vlerësimeve janë përpjekur të gjejnë arsye për të shpjeguar këtë rënie të paprecedentë, por të gjitha faktet tregojnë se aftësitë kanë shënuar rënie. (Lexo ketu shkrimi e plote).