-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bonucci mbyll hesapet në Gjermani, Mourinho e kërkon tek Roma

Kryesoret

Leonardo Bonucci zgjodhi të vazhdonte karrierën e tij në Gjermani tek Union Berlin, transferim i arritur në merkaton e verës, dhe vetëm pas 4 muajsh duket se situata dhe pritshmërit kanë ndryshuar për mbrojtësin italian.

Botimi gjerman “Kicker”, raporton se Bonucci nuk është përshtatur në Gjermani dhe i mungon shumë familja e tij. Përveç këtij aspekti, italiani nuk është i kënaqur me minutat e marra në Union Berlin dhe në janar ka shumë mundësi që të ndryshojë skuadrën.

Për italianin ka një interesim të lartë nga Roma, klub në të cilin do të gjente një ish shok skuadre si Dybala, gjithashtu Mourinho kërkon përforcime në mbrojtje për dritaren e merkatos së janarit.

Nëse kalimi te Roma kalon, Bonucci do të shtojë në CV-në e tij një tjetër klub të madh italian, pasi ka luajtur më parë për Interin, Milanin dhe Juventusin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit