Pas avancimit në gjysmëfinalet e Kupës së Ligës, Chelsea u rikthye tek disfata, në një humbje 2-1 përballë Wolverhampton.
Një përballje ku Armando Broja e nisi si titullar por londinezët i dhuruan tifozëve të tyre një tjetër zhgënjim, dhe duket se zona europiane është gjithnjë e më larg.
Pjesa e parë u mbyll në shifrat 0-0, ndërsa e dyta tregoi shumë ritëm nga vendasit dhe dy pretendime për 11 metërsh.
Avantazhi erdhi në minutën e 53-të me Lemina, ndërkohë 5 minuta më vonë ishte radha e Brojas të linte fushën pas një paraqitje jo të mirë, 4 topa të humbur dhe vetëm 1 goditje jashtë porte.
Vendasit dyfishuan rezultatin në minutën e tretë shtesë me Dohertin, por Chelsea ngushtoj diferencën dhe në minutën e96-të shënon me Nkunku.
Londinezët u kujtuan vonë, por nuk arritën që ta shmangin humbjen edhe pse u luajt edhe çerek ore shtesë pas 90-minutëshit. Pas 18 javësh Chelsea mban vendin ë 10-të në renditje me 22 pikë, 18 pikë larg vendit të parë.
Goli i Leminas (VIDEO)
Goli i Dohertit (VIDEO)
Goli i Nkunku (VIDEO)