-sidi education-spot_img
36.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Falsifikim dokumentesh, burg për vëllanë e kryetares së Bulqizës

Kryesoret

Ditën e sotme është zhvilluar seanca gjyqësore për masën e sigurisë që do të vendoset ndaj tre zyrtarëve të Bashkisë Buqlizë.

Ata u arrestuan ditën e premte nën akuzat  “Falsifikimi i dokumenteve”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër pas rreth 2 orë seancë, vendosi masën arrest me burg për Administratorin e Njësisë Administrative Ostren, Luan Mjeshtri (vëllai i kryebashkiakes së Bulqizës, Festime Mjeshtri” dhe Arlin Limani, Specialist i Shërbimit Social.)

Ndërsa me masën e arrest shtëpia u dënua sekretari i Këshillit Bashkiak Bulqizë, Fitim Balla.

Tre personat e lartpërmendur dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën duke falsifikuar dokumente të Gjendjes Civile për të pajisur qytetarë të ndryshëm me vërtetime se banonin në Njësinë Administrative Ostren me qëllim regjistrimin në shoqatën “Golloborda” në mënyrë që të përfitonin dokumente si shtetas bullgar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit