Igli Tare, ish-drejtori sportiv i Lazios, foli për Cronache di Spogliatoio , duke u nisur nga aktualiteti, pra nga projekti i Superligës.
“Mendoj se do të ketë një vazhdim të projektit. Por mbetet për t’u parë nëse mund të dëmtojë vërtet futbollin. Është e vështirë të thuash se është në favor ose jo. Themeluesit e këtij projekti janë kompani të famshme me borxhe. Duhet të kuptojmë se cila do të jetë rruga. Futbolli i sotëm është diçka tjetër. Do të jetë e vështirë të shohësh kampionat pas kampionati. Është shumë herët tani për të pasur një ide të qartë. Në këtë moment UEFA është shumë vendimtare dhe e ngurtë” u shpreh Igli Tare.
Shqiptari shpesh është vlerësuar në Itali për transferimet e goditura dhe shumë ekonomike në kohën kur ishte drejtori sportiv i Lazios, për këtë ai ka treguar një brengat që ende i ngelen në mendje.
“Kam nënshkruar me Cavanin nga Lazio. Në minutën e fundit Zamparini nuk donte ta ma jepte. Ishte një hua me detyrim për të blerë. Dhe para se të shkonte në Palermo kisha nënshkruar edhe me Pastore. Ai ishte ende te Huracan, kishim ndërmjetësin e gabuar. Kishim informacione të gabuara, edhe unë bëra një ofertë. Kim është një tjetër keqardhje. Kur ai ishte në Shangai, ne bëmë një ofertë, para se të shkonte në Fenerbahçe” deklaroi Tare.