Kryetari në detyrë i bashkisë së Himarës, edhe pse humbës në zgjedhjet e 14 majit, Jorgo Goro ka theksuar për News24 se ai nuk ka dhënë dorëheqjen nga posti.
Kryeministri Edi Rama bëri një koment ndaj vendimit të gjykatës për refuzimin e betimit ndaj Fredi Belerit, ku dhe paralajmëroi si zgjidhje për ngërçin e krijuar largimin e Jorgo Goros nga drejtimi i bashkisë dhe vënien e kësaj të fundit nën qeverisjen qendrore.
“Referimi nga ana e GJKKO e ngërçit që krijohet në vazhdimësinë e përkohshme të detyrës nga ana e kandidatit humbës, përderisa faktikisht kryebashkiaku i zgjedhur mbetet në paraburgim, ndërkohë që kryebashkiaku ende në zyrë nuk e ka legjitimitetin për të drejtuar bashkinë në mungesë të fituesit, e bën qartësisht të lexueshme dhe lehtësisht të kuptueshme nevojën e daljes nga ky ngërç,” deklaroi Rama.
/Balkanweb/