Dy shqiptarë kanë ndërruar jetë tragjikisht në fillim të nëntorit teksa kërkonin azil në Mbretërinë e Bashkuar.
Për këtë çështje një grup shqiptarësh protestuan për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të dy bashkëkombasve të tyre azil kërkues.
Ata kërkuan drejtësi për të ndjerin Alfred Tosku i cili i dha fund jetës së tij qendrën e dëbikit të azilantëve në Colnbrook House.
Gjithashtu u kërkua zbardhja e rrethanave që çuan në vetëvrasjen e Leonard Farrukut më 12 Dhjetor në anijen hotel në Dorset.