Një 35-vjeçar nga Breno, në Valle Camonica, në zonën e Brescias, u arrestua me akuzën se përndjekte ish-partneren e tij 33-vjeçare dhe e kërcënonte me acid.
Sipas mediave italiane përndjekja e 33-vjeçares filloi pas përfundimit të marrëdhënies.
Kërcënimet e përsëritura bën që viktima të njoftonte Policinë e Brenos e cila mori masa ndaj ish-partnerit të saj.
35-vjeçari do të duhet të paraqitet të hënën para gjykatësit hetues për seancën e vlerësimit.