Navalny i cili konsiderohet si kundërshtari kryesor i Vladimir Putin është burgosur që në 2012 dhe ekipi i tij nuk ka pasur asnjë kontakt me të që në datën 6 dhjetor.
Siç raporton BBC ekipi i tij nuk kishte pasur asnjë kontakt me të që nga 6 dhjetori, pasi ai u zhvendos nga një burg i mëparshëm. Navalny, i konsideruar si një nga kundërshtarët kryesorë të Vladimir Putinit, është i burgosur që nga viti 2021.
“Avokati i tij e pa atë sot. Alexei është mirë,” shkroi zonja Yarmysh në aplikacionin e mesazheve Telegram.
Ekipi i tij ishte bërë gjithnjë e më i shqetësuar pasi ai nuk u paraqit në disa seanca gjyqësore.
Navalny bëri emrin e tij si një aktivist kundër korrupsionit, duke mbledhur miliona shikime për hetimet e tij video.
Një aktivist karizmatik, ai dukej se ishte i vetmi lider i opozitës ruse i aftë të mobilizonte njerëz në një numër të madh anembanë Rusisë për të marrë pjesë në protestat antiqeveritare.