Dy kusherinjtë Niko dhe Afrim Sina janë ekstraduar këtë të premte nga Shqipëria drejt Italisë.
Ata ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për veprën penale të vrasjes.
Dyshohet se Niko dhe Afrim Sina, vranë një shqiptar dhe plagosën një tjetër për prishje pazaresh.
Sipas burimeve ata janë arrestuar vitin e kaluar pasi fshiheshin në Dibër.
Dyshohet se vrasjen ndaj bashkëkombasit të tyre e kanë kryer në vitin 1999.









