-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Festat po favorizohen nga moti, si do jenë temperaturat përgjatë javës

Kryesoret

Shqipëria përgjatë javës do mbetet nën dominimin e kthjellimeve duke bërë që temperaturat e ajrit të jenë relativisht të larta. Sipas meteorologut, Akil Osmani, në zonat malore nuk përjashtohet mundësia për reshje shiu, por priten të jenë të izoluara.

“Kjo javë parashikohet që në vendin tonë të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që të kemi intervale të gjata me kthjellime në ultësirën perëndimore, ndërsa në zonat malore pritet të kemi kalime herë pas herë të vranësirave”, tha ai.

Ai shprehet se nga e marta deri të premten, vlera maksimale e temperaturave do luhatet mes 17-18 gradë Celsius, me përjashtim të Peshkopisë dhe Bajram Currit, ku temperaturat e ajrit do jenë më të ulëta.

“Kjo javë ka startuar me maksimumi e temperaturave deri në 20 gradë celsius. Nga e marta deri të premte parashikohet rënie graduale e temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet në rang territorit të zbresin rreth  vlerës 17 apo 18 gradë Celsius, ndërsa në qytetet e zonave malore do kemi vlera minimalen të cilat do të regjistrohet deri në -2 gradë Celsius në qarqet e Bajram Currit dhe Peshkopisë.”, shtoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit