-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ngjarje e frikshme, anija norvegjeze përplaset me valën gjigande dhe thyhen xhamat

Kryesoret

Një aksident I frikshëm ka ndodhur në një anije lundrimi norvegjeze ku u raportua se anija u paaftësua për të vazhduar më gjatë udhëtimin.

Erërat e forta thyen xhamat  dhe u fut ujë duke u ndërprerë për një kohë energjia elektrike.

Anija, me 266 të ftuar dhe 131 anëtarë të ekuipazhit, ishte nisur për në Tilbury, Mbretëri e Bashkuar, nga Florø, Norvegji.

“Është konfirmuar nga anija se ekuipazhi dhe mysafirët janë të sigurt dhe mirë, gjendja e anijes mbetet e qëndrueshme dhe ekuipazhi është në gjendje të lundrojë”, tha një zëdhënës i HX të premten vonë.

Anija civile ishte e qëndrueshme me motorë të ndezur, por sistemet e navigimit dhe radarët mbetën jashtë linje “për shkak të ujit në sistemet e urës”, tha një zëdhënës i JRCC më herët të premten.

“Mund të manovrohet përmes sistemit të urgjencës dhe ka dy anije mbështetëse civile Esvagt afër”, shtuan ata.

Rruga e anijes u ndryshua pas kontrolleve të sigurisë dhe vlerësimeve teknike, tha HX, dhe pasagjerët tani do të zbresin në Bremerhaven, Gjermani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit