Një Qendër Tregtare në qytetin e Lushnjës është përfshirë nga flakët rreth orës 14:40, të kësaj të hëne. Paraprakisht raportohet se rreth 20 persona kanë marrë ndihmë në spital si pasojë e problemeve nga tymi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe po marrin masa për evakuimin e qytetarëve dhe banorëve në qerndrën tregtare.
Bëhet me dijes se në vendngjarje janë dërguar edhe forcat e sigurisë kombëtare në mbështetje të Policisë Vendore për evakuimin e qytetarëve.
Kaos në Lushnje! Disa brenda, të tjerë në spital, zjarrfikësit luftë me flakët