A e dini cili është vendi më i lirë në Evropë për të udhëtuar? Ky destinacion prezantohet si një opsion i mrekullueshëm për vitin 2024, duke u shquar për bukurinë e tij mahnitëse natyrore, një kulturë dhe histori unike dhe plazhe që duken si një ëndërr, shkruan Janire Manzanas në të përditshmen spanjolle “Okdiario”.
Ndryshe nga destinacionet e tjera në Mesdhe, ajo ka arritur të qëndrojë larg turizmit masiv, duke u bërë kështu një zgjedhje e shkëlqyer për të përjetuar një atmosferë autentike dhe tradicionale.
Po flasim për Shqipërinë, një destinacion turistik i përballueshëm dhe tërheqës nëse doni të shijoni pushime të lira pa cenuar cilësinë e eksperiencës.
Në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, çmimet priren të jenë më të larta krahasuar me rajonet e tjera të vendit, si Riviera piktoreske Shqiptare.
Kur bëhet fjalë për akomodimin, dhomat në një shtëpi lokale kushtojnë nga 10 deri në 20 euro për natë.
Hotelet janë gjithashtu shumë të përballueshme, me opsione që fillojnë nga 25 euro nata.
Në lidhje me ushqimin, kostoja e një pjate kryesore në një restorant lokal është zakonisht midis 5 dhe 10 euro, ndërsa një birrë në një bar mund të jetë midis 1 dhe 2 euro (lexo më shumë)