-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Apartamente, garazhe dhe makina! SPAK-u i merr pasurinë kunatit të Ervis Martinajt

Kryesoret

Me kërkesë të SPAK-ut, gjykata i ka sekuestruar pasurinë Arben Kaçorrit dhe vëllezërve të tij. Gjithçka u iniciua pas kërkesës së policisë bazuar te Operacioni Forca e Ligjit. Arben Kaçorri është kunati i Ervis Martinajt, bosit të lojërave të fatit të zhdukur prej dy vitesh. Në total janë 15 pasuri të konfiskuara.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.27 datë 12.07.2023, ndërmjet të tjerave ka vendosur konfiskimin e pasurive si më poshtë:

  1. Pasuria e llojit Apartament me sipërfaqe 70,03 m2, me adrese Rr “Kavajës”, Tiranë, në pronësi të shtetases Eljona Pal Kaçorri.
  2. Pasuria e llojit Apartament me sipërfaqe 70,03 m2, me adrese Rr “Kavajës”, në pronësi të shtetases Eljona Pal Kaçorri .
  3. Pasuria e llojit Garazh me sipërfaqe 12,50 m2, me adrese Rr “Kavajës”, në pronësi të shtetases Eljona Pal Kaçorri.
  4. Pasuria me adresë  “Komuna e Parisit”, Tiranë, e llojit Garazh me sipërfaqe 14, 50 m2 në pronësi të shtetasit Besnik Pjetër Kaçorri.
  5. Pasuria me adresë  “Komuna e Parisit”, Tiranë, e llojit Garazh me sipërfaqe 14, 50 m2 në pronësi të shtetasit Besnik Pjetër Kaçorri.
  6. Pasuria e aplikuar në procesin e legalizimit, Qarku Tiranë, banese 2 Kat me Parkim me sipërfaqe të gjurmës se ndërtimit 140 m2 dhe sipërfaqe trualli 458 m2, ndërtuar ne vitin ndërtimi 1996, me adrese ne Njësinë nr 5 Tirane, në pronësi të shtetasit Pjetër Ndue Kaçorri.
  7. Pasuria me adresë “Ishull Shëngjin”, Lezhë, e llojit Apartament me sipërfaqe 64,1 m2, në pronësi të  shtetasit Besnik Pjetër Kaçorri
  8. Pasuria me adresë  “Rrëshen”, Mirditë, e llojit Truall + Ndertesë (Ish Rep Ambalazh te Vajit)  me sipërfaqe 1400 m2 truall, nga të cilat 325 m2 ndërtesë, në pronësi të shtetasit Pjetër Ndue Kaçorri.
  9. Pasuria Godine 3 Kate, Lokal Shërbimi dhe Tregtie, me sipërfaqe 278 m2, Rrëshen, Mirditë, në pronësi të shtetasve Arben Pjetër Kaçorri, Besnik Pjetër Kaçorri, Valentino Pjetër Kaçorri, Marie Zef Kaçorri, Donika Pjetër Shurbi (Kaçorri),etj .
  10. Pasuria me adrese Rr. “Komuna e Parisit”, Tirane, e llojit apartament nr.22,  me siperfaqe totale 104 m2 (siperfaqe shërbimi 12m2) dhe verande sip 128 m2, në pronësi të shtetasit Besnik Pjetër Kaçorri.
  11. Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 99,40 m2, ne rrugën “Don Bosko”, në pronësi të shtetasit Besnik Pjetër Kaçorri.
  12. Pasuria me sip 14,3 m2 e llojit Bodrum, me adrese ne Shëngjin, në pronësi të shtetasit Besnik Pjetër Kaçorri.
  13. Pasuria  e premtuar per shitje shtetasit Valentino Pjetër Kaçorri (sipas kontratës se kaparit dhe premtim shitje Nr 4149/3019, date 21.12.2013) per token bujqësore – ullishte me siperfaqe 2000 m2 ne vendin e quajtur “Gosqea”, e ndodhur ne fshatin Gjilekë, Dhërmi.
  14. Automjeti MERCEDEZ BENZ i tipit 903 Modeli 313CDI, me nafte, i vit prodhimit 2004, ngjyrë e bardhe në emër të shtetasit Valentino Pjetër Kaçorri.
  15. Automjeti MERCEDEZ BENZ i tipit 166 Modeli ML350BLU, me karburant nafte, i vit prodhimit 2012, ngjyrë te zeze, në pronësi të shtetases  Eljona Pal Kaçorri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit