Sot do të jetë një ditë vendimtare për Sali Berishën.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në orën 10:00 do të vendosë nëse ish Kryeministri Sali Berisha do të mbyllet në shtëpi me masë sigurie.
Genc Gjokutaj dhe Sokol Mengjesi, dy avokatët e Berishës janë paraqitur në GJKKO, ndërsa pritet të mbahet seanca për ish-kryeministrin.
Vetë Berisha, në orën që do të nisë seanca ka paralajmëruar një bashkëbisedim me të rinjtë e FRPD.