-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E larguar pa gjurmë, babai denoncon për zhdukjen e të miturës në Korçë

Kryesoret

Ka 2 ditë që një e mitur është larguar nga shtëpia e saj në Drenovë, Korçë dhe babai i saj ka denoncuar rastin.

56-vjeçari M.T, ka kallëzuar në polici se e bija është larguar nga banesa që prej datës 24 dhjetor dhe që prej asaj dite nuk ka asnjë të dhënë rreth saj.

Ndërkohë Policia ka bërë me dije se vajza ishte larguar nga shtëpia me dëshirën e saj.

Gjithashtu një qytetar me iniciale G.M , 35-vjeç është vendosur në pranga nga Policia Maliq pasi u kap në flagrance duke dalë jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, e cila i kishte caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit