Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka bërë një thirrje nëpërmjet një videoje nga tregu i Lushnjës.
Braçe ka thënë se qepa e Serbisë, patatja e Gjermanisë apo domatja e Greqisë po konkurrojnë produktet vendase.
“Po dal nga tregu i Lushnjës dhe me thënë të drejtën më i mërzitur se kaq nuk kam qenë ndonjëherë. Domate Turqie, domate Greqie, patëllxhan Greqie, hurmë Greqie, mollë Greqie, patate Gjermanie, mollë Polonie, Moldavie. Gjithçka import. Qepë Serbie, e që konkurronin që të gjitha produktin e vendit, mollët e Korçës, pataten e Korçës, qepën e Korçës, domaten tonë, specin tonë,. Sallata ajsberg që vjen nga Italia, ndërkohë që ne kemi sallatën tonë lakrën fantastike. Nuk arrij ta kuptoj sinqerisht, është një shenjë shumë e keqe që në Lushnjë të ketë kaq shumë mall importi është një shenjë e keq.
Nuk e di pse ne dhjetorin janarin duhet tu kemi bosh e të mbytur me mall importi, Patjetër që kushton të shkosh të marrësh mall në Korçë, apo Lushnjë, fier e berat, por jam i bindur që kushton shumë më tepër transporti nga Polonia këtu, nga Greqia këtu. Edhe nëse fiton ashtu siç kishin hyrë në Kakavijë katër ditë më parë, është hall i madh për bujqit”, tha Braçe.
Me anë të kësaj videoje Braçe iu bën thirrje qytetarëve të mos blejnë produktet e importit pasi janë më të shtrejat dhe me cilës më të ulët se produktet vendase.